Politika e vëzhgimit me kamera e Elite Dental shpk është plotësisht në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, e ndryshuar me Ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”, si dhe me udhëzimet e miratuara nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017.
Qëllimi i sistemit
Instalimi i sistemit të kamerave dhe përpunimi i të dhënave personale përmes këtij sistemi janë në përputhje me qëllimet e parashikuara nga ligji dhe me interesat ligjore të Elite Dental shpk si institucion shëndetësor privat jo publik.
Përpunimi i të dhënave
Të dhënat personale të përpunuara nga sistemi i videosurvejimit, drejtpërdrejt ose tërthortë, trajtohen sipas nenit 14 të Ligjit nr. 124/2024. Sistemi nuk mund të ndërhyjë ose të cënojë jetën private të klientëve, personelit mjekësor/administrativ apo individëve të tjerë.
Përdorimi i regjistrimeve
Regjistrimet mund të përdoren vetëm për hetimin e ngjarjeve që kanë shkaktuar dëme në pronë ose në interesat e mbrojtura me ligj. Përdorimi i të dhënave për qëllime të tjera lejohet vetëm për një interes publik të rëndësishëm.
Pozicionimi i kamerave
Kamerat janë vendosur në dyert hyrëse/dalëse, mbi arkat dhe brenda dhomave të trajtimit të pacientëve. Në këto zona ka tabela informuese për të garantuar transparencën ndaj individëve.
Kufizime
Është e ndaluar vëzhgimi në ambiente private si dhomat e zhveshjes, zyrat e personelit ose ambientet sanitare.
Kamerat filmojnë vetëm zonat që lidhen me qëllimin e videosurvejimit.
Të dhënat ruhen për 30 ditë dhe asgjësohen automatikisht pas këtij afati.
Të drejtat e individëve
Çdo person ka të drejtë të konsultojë, të ndryshojë ose të fshijë të dhënat e tij. Kërkesat duhet të dërgohen me shkrim tek personat e autorizuar nga Elite Dental shpk.
Nëse mendoni se privatësia juaj është cënuar përmes sistemit CCTV, keni të drejtë të kundërshtoni këtë përpunim sipas nenit 15 të Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Personi përgjegjës për sistemin
Sipas urdhërit të titullarit të Elite Dental shpk, znj. Etleva Dema, datë 30.09.2025, personi i autorizuar për akses dhe administrim të sistemit të videosurvejimit është znj. Etleva Dema, administratore e klinikës.
Risparmia fino al 70% con Dentisti in Albania
RICHIEDI UN PREVENTIVO
GRATUITAMENTE
INVIACI LA TUA ORTOPANORAMICA
Il preventivo è sempre gratuito e non comporta alcun obbligo per il paziente.
Save up to 70% with Dentists in Albania
REQUEST A FREE QUOTE
SEND US YOUR PANORAMIC ORTHOPANETIC IMAGE
The estimate is always free and does not entail any obligation for the patient.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.