Një buzëqeshje e bukur, do të thotë dhëmbë të shëndetshëm
Thuhet se buzëqeshja tregon shumë për atë që e zotëron, madje ka gjithfarë shprehish për fuqinë e saj; i atribuohen cilësitë e një kartëvizite efektive, ilaçi shërues dhe lista thjesht nuk ka fund. E vërteta është se, një buzëqeshje e bukur është distanca më e shkurtër midis personave.
Çfarë e bën një buzëqeshje të tillë? Epo, dhëmbët e shëndetshëm. Kjo është përgjigjja e vetme për këtë pyetje, që pa diskutim lë shteg për atë pasuesen, se çfarë mund të bëjë dikush për shëndetin e tij oral.
Keni dhëmbë të zverdhur e me njolla, të thyer apo të prishur? Doni t’i besoni me patjetër një profesionisti, por vështirësia e të gjeturit një të tillë iu ka bërë skeptikë?
Elite Dental, klinika ku mbarojnë pyetjet
Në Elite Dental bëhet bashkë prej 20 vitesh një skuadër e specializuar, që stepjet tuaja i shndërron në besim të palëkundur. Me hapa të njëpasnjëshme, kuptohet, sepse besimi nuk ndërtohet brenda ditës. Për të duhet punë, shumë punë…Dhe në ka diçka nga e cila nuk tremben profesionistët e Elite Dental, është pikërisht puna.
Në klinikën Elite, ofrohet një gamë e gjerë ndërhyrjesh dhe terapish të rehabilitimit estetik oral, përfshirë këtu veshjen e dhëmbëve me kurora zirkoni.
Vetë Dr. Artdur Dema, themeluesi i klinikës Elite, e sugjeron si opsionin më të mirë për të gjithë ju që jeni në kërkim të një pamjeje natyrale të dhëmbëve dhe jetëgjatësisë së tyre. Edhe për pacientët që pavetëdijshëm përballen me dukurinë e shtrëngimit të dhëmbëve, apo me Bruksizmin siç njihet shkencërisht, kurora e zirkonit është padyshim një zgjedhje e shkëlqyer.
Përse? Arsyet janë të shumta, për vetë faktin se materiali i zirkonit dallon për një sërë përparësish.
Benefitetet e vendosjes së kurorave të zirkonit
Bëhet fjalë për material tejet të fortë dhe rezistent, çka garanton procedurë të suksesshme restaurimi. Nëse nuk mungon kujdesi oral dhe kontrollet e vazhdueshme, kurorat e zirkonit premtojnë qëndrueshmëri ndër vite.
Zirkoni është po ashtu material biokompatibël, që nuk shkakton reaksione alergjike apo toksike në trup. Nuk ka skuqje, nxirje apo irritim të mishrave të dhëmbëve me të, nëse do ta krahasonim me të tjera materiale që në disa raste mund të nxisin reaksione të padëshiruara.
Një tjetër përparësi është tejdukshmëria; drita tejkalon përmes zirkonit ngjashëm si në dhëmbët natyralë dhe nuk bllokohet siç ndodh në punimet metalo-qeramike.
Nuk mund të lihet pa përmendur bardhësia estetike, sikurse pacënueshmëria e pastërtisë në ngjyrë nga ushqimet, pijet (kafeja, çaji apo vera) dhe duhani.
Aplikimi i zirkonit në dhëmb
Fillimisht reduktohet dhëmbi ekzistues. Më pas merret masa e dhëmbëve. Me ndihmën e teknologjisë moderne, bëhet dizenjimi i dhëmbëve dhe përgatitet veshja e tyre. Deri në momentin kur të përftohet këllëfi i zirkonit, pacienti do të duhet të mbajë dhëmbë provizorë. I gjithë procesi bëhet nën anestezi lokale, çka e bën aplikimin e zirkonit në dhëmb një proces pa dhimbje.
Vëmendje!
Çdo punim në Elite Dental, kryhet nga specialistë me një përvojë të gjatë në stomatologji. Asnjëherë nuk është e tepërt të informoheni dhe kujdeseni për shëndetin tuaj oral. E rëndësishme është t’i besoni profesionistëve të vërtetë. Klinika me vendndodhje pranë Ambasadës Amerikane, Tiranë, mbetet e disponueshme kurdoherë ndaj shëndetit dhe së bukurës.