Politika e privatësisë përshkruan dhe rregullon informimin mbi mënyrat e mbledhjes, përdorimit dhe përhapjes nga Elite Dental të të dhënave, në rastet e përdorimit nga ana juaj të faqes sonë zyrtare të internetit https://www.elitedental.al dhe shërbimeve që ne ofrojmë dhe/ose ruajmë në serverat tanë.
Përpara se të përdorni ose të jepni ndonjë informacion, qoftë nëpërmjet faqes sonë të internetit dhe/ose në lidhje me Shërbimet, ju lutemi të konsultoni me kujdes Politikën e Privatësisë. Nëpërmjet përdorimit të faqes sonë të internetit dhe/ose Shërbimeve, ju pranoni që të dhënat tuaja do të mblidhen, përdoren dhe përhapen në përputhje me këtë Politikë Privatësie. Në rast se nuk bini dakord me kushtet e kësaj Politike Privatësie, jeni të lutur të mos përdorni Shërbimet tona.
Çdo ankesë e paraqitur protokollohet dhe përpunohet nga një person i autorizuar, i cili ka nënshkruar më parë një deklaratë konfidencialiteti dhe është i njohur me rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale. Përdorimi i të dhënave të marra bëhet vetëm për qëllime të shqyrtimit të ankesës dhe vlerësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga Elite Dental.
Dosjet që përmbajnë të dhëna personale ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e brendshme të ruajtjes së të dhënave.
Sistemi mbledh të dhëna standarde të navigimit, si klikimet në artikuj ose seksione të faqes. Këto të dhëna përpunohen për qëllime statistikore, pa identifikuar personalisht vizitorët. Nuk bëhet përpjekje për identifikim dhe nuk përdoren mjete të palëve të treta për gjurmim të të dhënave personale.
Kur kërkohet informacion personal përmes faqes, përdoruesit do të njoftohen dhe do t’u jepet informacion i qartë mbi qëllimin e përpunimit.
Informacioni personal i dhënë gjatë procesit të aplikimit për punësim në Elite Dental përdoret për qëllime të rekrutimit dhe për analizim statistikor të këtij procesi. Të dhënat e aplikantëve të pasuksesshëm ruhen për 12 muaj dhe më pas fshihen ose asgjësohen.
Për ish-punonjësit, Elite Dental ruan dosje të punësimit që përmbajnë informacion të rëndësishëm, në përputhje me Kodin e Punës dhe rregulloret e brendshme. Të dhënat ruhen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime të përcaktuara qartë.
Të dhënat personale nuk përhapen pa pëlqimin paraprak të subjektit. Megjithatë, në raste të veçanta si hetimet e ankesave, të dhënat mund të ndahen me autoritetet përkatëse.
Elite Dental synon të respektojë standardet më të larta në trajtimin e të dhënave personale. Ankesat dhe sugjerimet mbi politikat tona janë të mirëpritura dhe trajtohen me seriozitetin e duhur.
Elite Dental respekton të drejtën për kompensimin e dëmit për cenimin e të dhënave tuaja personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
INVIACI LA TUA ORTOPANORAMICA
Il preventivo è sempre gratuito e non comporta alcun obbligo per il paziente.
SEND US YOUR PANORAMIC ORTHOPANETIC IMAGE
The estimate is always free and does not entail any obligation for the patient.