Shqipëria, jo vetëm për turizëm natyror….
Përfton ndjesi të këndshme kur nga një takim fare i rastësishëm me një qytetare italiane rreth të 40-ave, ti arrin të kuptosh se Shqipëria është destinacion i përzgjedhur jo vetëm për bukuritë e natyrës…Se vendasit e saj, falë aftësisë për të menduar e ndikuar, shtojnë rrugëtimet drejt tokës së shqiponjave.
Gruas së tokës fqinje, nuk i pëlqente të fliste me nota përgjithësuese. Më saktë, mund të përshkruhet si një njeri që mbështetej fort mbi detaje. Marrëdhënia prej vitesh që ajo ka konsoliduar me Tiranën, ka një arsye.
Arsyeja në vetvete, një emër: Elite Dental.
Një klinikë elitare në zemër të Tiranës
Shpesh emri është copëza e parë e informacionit që ndikon në perceptim. Rasti në fjalë, nuk përbën përjashtim. Kjo klinikë dentare që gjendet pranë Ambasadës Amerikane, është padyshim elitare për stafin e specializuar që ka, për shërbimet që ofron, por edhe për teknologjinë më të fundit.
Për këtë imazh plot përmbajtje, është kujdesur prej ditës së parë Dr. Artdur Dema. Ishte formimi akademik në Itali dhe SHBA çka nxiti atë t’i ofronte vendlindjes një klinikë dinjitoze si Elite Dental.
Tashmë janë bërë 20 vite që Elite Dental ofron studim rigoroz dhe zgjidhje për çdo rast të parashtruar nga pacientët, si vendas, ashtu edhe të huaj. Dr. Dema numëron përgjatë karrierës së tij mbi 50,000 implante dentare. Profesionalizmi ka gjuhë të vetën dhe në këtë rast është eksperiencë, korrektësi dhe besueshmëri.
Por çfarë janë në të vërtetë implantet dentare?
Shkurtimisht mund të cilësohen si alternativa më e mirë kirurgjikale për të zëvendësuar dhëmbët e dëmtuar ose të rënë, si dhe për të mbrojtur dhëmbët ngjitur. Gjithashtu, janë zëvendësuese ideale për çdo herë që mungesa e rrënjëve natyrale të dhëmbëve pengon vendosjen e protezave ose zëvendësimin e dhëmbëve me urë, të cilat, e vështirësojnë disi përtypjen e të folurin. Avantazhi i implanteve dentare është se ato ofrojnë mbështetje të qëndrueshme për dhëmbët e rinj. Titaniumi i integruar në kockë të nofullës, është materiali i vetëm që garanton kohëzgjatje dhe problematikë minimale. Ç’është më e rëndësishmja, dhëmbët që plotësojnë urën tradicionale, nuk përkeqësohen.
Procedura e implantit dentar
Kirurgu oral kryen prerje të vogël në mishrat e dhëmbëve për të zbuluar kockën e më tej, për të instaluar implantin dentar. Ky implant fiksohet mjaft mirë në kockë. Teksa pritet integrimi i kësaj të fundit dhe përshtatja definitive e implantit me kockën – për një bazë të qëndrueshme për dhëmbin e ri artificial (sikurse rrënja natyrale e dhëmbit) – kirurgu oral së bashku me pacientin përzgjedhin dhëmbët e rinj protetikë.
Përse Elite Dental
Të gjithë njohim dikë që e shmang dentistin për shkak të frikës e ankthit që përjeton. Madje, ekziston edhe një përkufizim për këtë gjendje: Odontofobi. Në dy dekada, Elite Dental është kujdesur që frikëra të tilla irracionale të mos gjejnë terren te pacientët e saj. Në çdo shërbim që mbulon, përfshirë këtu Implantologjinë, Elite Dental aplikon metodologjinë e sedacionit koshient, në sajë të së cilës garantohet ndërhyrje pa kurrfarë dhimbjeje apo trauma psikologjike.
Sepse Elite Dental, s’ofron asgjë tjetër përpos rezultateve të shkëlqyera.